Haziri: Kurti e Osmani po shohin interesat personale në vend se ta anëtarësojnë Kosovën në KiE

by Nexhat

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po merren me beteja të vogla politike dhe s’po e shohin që Kosova po e humb luftën, shkruan Gazeta Express.

Haziri ka thënë se Osmani e Kurti i kanë vendosur interesat e tyre personale përpara interesave shtetërore, në vend se ta anëtarësojnë Kosovën në Këshill të Evropës në një kohë kur Serbisë në OKB pritet t’i vendoset vula e gjenocidit përgjithmonë.

banner

Haziri ka thënë se s’është parë gjë akoma dhe sipas tij “besimtarët” politikë të Albin Kurtit do të shokohen.

“Presidentja sot dhe kryeministri dje, në luftë për beteja të vogla politike, por s’po shohin se ne po e humbin luftën. Këtë javë, në vend se të bëhemi anëtar të Këshillit të Europës, në kohën kur Serbia është në bankën e OKB-së për t’ua vendosur shenjën e gjenocidit përjetë e mot, ata kanë zgjedhur betejat e vogla, duke rikonfirmuar për të satën e herë që interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit. Po e ripërsëris, nuk keni parë asgjë akoma. Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!”, ka shkruar Haziri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy