Korrespodenti i Kohës Ditore në Bruksel, raportoi se është mbyllur takimi trepalësh në nivel kryenegociatorësh në Bruksel ku që nga mëngjesi po zhvillohen bisedime për zgjidhje, siç është thënë “të përkohshme por të qëndrueshme”, rreth çështjes së dinarit.
Korrespodenti thotë se pas takimeve trepalëshe mes Besnik Bislimit, Petar Petkoviqit dhe Miroslav Lajçakut, tash janë duke u zhvilluar edhe “takime shtesë”.
Ky është takimi i shtatë me rradhë rreth dinarit, pas futjes në fuqi të Rregullores së Amandamentuar të BQK-së, ku efektivisht dhe esencialisht ndalohet përdorimi i dinarit si mjet i ligjshëm pagese në vend; së paku kështu formalisht, duke qenë se dinari vazhdon të përdoret nga komuniteti serb pa ndëshkime ose intervenim nga autoritetet kosovare.