Komandanti i KFOR-it: Siguria e brishtë, por jemi gati t’i përgjigjemi çdo sfide

by Merita

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme por e brishtë. Ai tha se 4600 trupa në kuadër të KFOR-it që vijnë nga 28 vende partnere dhe anëtare të NATO-s janë gati t’i përgjigjen çdo lloj sfide.

Gjeneralmajori Ulutash nuk e komentoi kërkesën e pak muajve më parë të kryeministrit Albin Kurti për trupa shtesë por tha se në varësi të situatës mund të rishohin dislokimin e trupave shtesë.

banner

“NATO rishikon vazhdimisht qëndrimin e saj dhe mbetet e gatshme ta rregullojë atë sipas nevojës ose ta përshtasë. Përmes një rritjeje prej 1000 trupash, NATO vendosi forca shtesë rezervë në Kosovë pas dhunës që ndodhi vitin e kaluar. Për të parandaluar çdo rrezik të përshkallëzimit ose rritjes së përtërirë të dhunës, ne jemi të gatshëm t’u përgjigjemi sfidave të mundshme. Nëse është e nevojshme, ne mund të rregullojmë qëndrimin tonë sipas nevojës, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së”, tha Ozkan Ulutas, komandant i KFOR-it.

Në lidhje me paralajmërimet e disa agjencive të huaja të inteligjencës për ngritje tensionesh në veriun e Kosovës, komandanti i KFOR-it siguron se janë të gatshëm t’i përgjigjen çfarëdolloj sfide.

“Jemi të pajisur mirë dhe të gatshëm për të trajtuar çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe vazhdojmë të operojmë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët jemi në koordinim të ngushtë”, theksoi Ulutas.

Në lidhje me bazat ushtarake serbe që gjenden në kufi dhe pretendimet se Serbia po stërvit njerëz për të sulmuar Kosovën, ai tha se do të vijojnë përpjekjet për të parandaluar çdo përshkallëzim të situatës.

“Ne monitorojmë nga afër çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të parandaluar çdo përshkallëzim dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sfide që mund të ndodhë, duke rregulluar qëndrimin tonë sipas nevojës dhe duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës, Forcat e Armatosura të Serbisë dhe EULEX-in”, deklaroi komandanti i KFOR.

Komandanti i KFOR-it kërkoi përgjegjësi për aktin terrorist të Banjskës por nuk tha nëse ata vetë kishin ndonjë hetim për ngjarjen.

“NATO vazhdon të kërkojë përgjegjësi për sulmet e dhunshme të 29 majit dhe 24 shtatorit. Hetimet për incidente si ai që ndodhi në Banjska përfshijnë koordinim me autoritetet lokale dhe palët e interesuara. Prandaj, ne u kemi kërkuar autoriteteve përkatëse në Prishtinë dhe Beograd që të kryejnë hetimet e nevojshme ligjore për të vërtetuar faktet dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, shtoi Ulutas.

Gjeneralmajori Utulash, që mori pjesë edhe në stërvitjen e fundit të ushtrisë serbe, tha se e ka të rëndësishëm komunikimin me gjeneralin e Forcave të Armatosura të Serbisë për të identifikuar sinjalet e hershme për ndonjë tension të mundshëm./A2 CNN

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy