Kryeministri Fico u qëllua nga shkrimtari i njohur sllovak

by Merita

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është sipas mediave vendase, autori i ngjarjes së ndodhur në qytetin Hadlova, ku ai tentoi të vriste kryeministrin e vendit Robert Fico, duke e qëlluar disa herë me armë.

Sipas raportimeve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Fico-s teksa ky i fundit po fliste me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar për t’i dhënë dorën, ka hapur zjarr.

71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, i hapur në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë president i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, qytetin që është vendlindja e tij.

Tsintula thuhet se kishte në pronësi të ligjshme armën të cilën e përdori për të shtënë në drejtim të kryeministrit sllovak. Ai u arrestua menjëherë pas incidentit të përgjakshëm.

Për median lokale Aktuality.sk ka folur djali i shkrimtarit, i cili ka thënë se është tronditur nga kjo situatë, ndërsa konfirmoi se babai i tij kishte leje për armë.

Unë nuk  kam absolutisht asnjë ide se çfarë po bënte babai im, çfarë po planifikonte dhe pse ndodhi e gjithë kjo. Ai është i fortë, por nuk kishte qenë ndonjëherë në një psikiatër apo diçka e tillë”, tha ai.

Kur u pyet nëse i ati ka shprehur më parë ndjenja urrejtje ndaj kryeministrit Fico, ai u përgjigj: “Unë do t’ju them kaq, ai nuk e votoi atë. Kaq mund të them”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023