Lewandowski pritet ta marrë “Topin e Artë 2020”

by engel

Pas katër vjetësh drejtësia mund të vendoset për Robert Lewandowskin, me sulmuesin polak që mund të marrë “Topin e Artë” që iu “mohua” në 2020-ën, për shkak të pandemisë COVID-19.

Nga Spanja raportohet se “France Football” mund të bëjë një hap prapa, duke planifikuar prej dy muajsh tashmë që t’i japë polakut trofeun që i përket.

banner

Në atë sezon, Lewandowski kishte fituar triplet me Bayern Munich, duke marrë në shtëpi trofeun e Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe më kryesorin, Champions League-n.

Ndërsa në nivel personal, në atë sezon polaku shënoi 55 gola në 47 ndeshje të luajtura, për atë që ishte viti më i mirë i jetës së tij futbollistike.

Statistika që e bën atë të ishte lojtari më i mirë në botë në atë kohë, por “Topi i Artë” nuk iu dha kurrë. Tani, pas katër vjetësh, drejtësia mund të vendoset dhe për Lewan do të ishte qershia mbi tortë e një karriere vërtet të jashtëzakonshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy