“Përpjekjet për siguri të qëndrueshme”, KFOR pret ambasadorët dhe shefat e misioneve nga të 28 vendet aleate

by Nexhat

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka pritur ambasadorët dhe shefat e misioneve nga të 28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR për të ndarë pikëpamjet mbi “përpjekjet e vazhdueshme drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë”.

Siç njofton KFOR në një komunikatë për media, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë, ndër të tjera, aktivitetet aktuale të KFOR-it, bash

Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutas, tha se patën një tubim “shumë produktiv, i cili rikonfirmoi përkushtimin tonë të gjatë dhe kolektiv për sigurinë për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, tha gjenerali komandant i KFOR-it.

KFOR-i përsëriti se qëndron plotësisht i përkushtuar për të zbatuar mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

këpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar dhe perspektivat dhe sfidat për stabilitetin rajonal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy