TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

by Merita

Linja midis përmbajtjes reale dhe përmbajtjes së gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (AI) në mediat sociale është e paqartë, kështu që platformat po kërkojnë mënyra për të ndarë qartë dy segmentet.

Në përpjekjen e fundit të tillë, TikTok automatikisht do të tregojë përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale. Kjo veçori do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit e aplikacionit deri në fund të javës.

banner

Sipas faqes së internetit Tech Crunch, TikTok do ta bëjë këtë me ndihmën e diçkaje të quajtur “Kredicialet e përmbajtjes” – është një teknologji e krijuar nga Koalicioni për Autentitetin e Përmbajtjes, dhe është formuar nga Microsoft dhe Adobe.

Por, TikTok do të jetë në gjendje të njohë nëse përmbajtja është krijuar nga dora e njeriut apo inteligjenca artificiale.

Kjo nuk është një metodë e pagabueshme, pasi platformat që nuk vendosin meta të dhëna që TikTok njeh do të jenë ende në gjendje të postojnë përmbajtje në rrjetin social, origjina e së cilës do të jetë e panjohur për këdo.

Vërtetë, TikTok do të pyesë përdoruesit që publikojnë përmbajtje nëse është krijuar nga inteligjenca artificiale, por kush do të mund të përgjigjet si të dojë dhe nuk do të ketë verifikim shtesë.

Megjithatë, “kredencialet e përmbajtjes” janë të përhapura, kështu që ky është ndoshta një hap përpara kur bëhet fjalë për dallimin midis përmbajtjes “të rreme” dhe “reale”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy