Bashkimi Evropian është deklaruar rreth letrës së ministres Gërvalla dërguar Këshillit të Evropës me zotimin se do të nisin hartimin e një draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Zëdhënësja Ioanna Lachana, u shpreh se pavarësisht kësaj, u takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, të vendosin për çështjet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës.
“BE-ja përsërit se u takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që lidhen me këtë organizatë, duke përfshirë anëtarësimin e saj”, thuhet në përgjigjen për Klan Kosovën.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, bëri të ditur sot se iu është drejtuar me një letërzotuese Këshillit të Evropës.
Sipas saj, letra flet për zotimin e Qeverisë së Kosovës, për ta dërguar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në Gjykatën Kushtetuese.