Finlanda do të thërrasë rezervistët për të patrulluar kufirin me Rusinë

by Merita

Finlanda po planifikon të ndryshojë rregullat e saj të rekrutimit për të lejuar mijëra rezervistë të ndihmojnë në patrullimin e kufirit me Rusinë në rast se ka një valë të papritur emigrantësh.

Sipas një ligji të propozuar nga dega ekzekutive, finlandezët që kanë kryer shërbimin ushtarak në forcat kufitare mund të thirren për të patrulluar kufirin e vendit skandinav me Rusinë në rrethana të jashtëzakonshme.

banner

“Me situatën e ndryshuar të sigurisë, ne duhet t’i plotësojmë metodat ekzistuese me mënyra të reja për të ruajtur sigurinë kufitare”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen.

Finlanda ka një kufi 1.340 kilometra të gjatë me Rusinë, e vitin e kaluar ka akuzuar Moskën për nxitje të migracionit kundër shtetit nordik. Ajo u bë anëtare e NATO-s në prill të vitit të kaluar.

Autoritetet finlandeze e kanë thënë disa herë se do ta mbështesin me armatim Ukrainën, në mënyrë që të ndalet agresioni rus.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy