Tyson Fury refuzoi ta shikonte Oleksandr Usyk në sy, teksa dy kampionët e botës dolën ballë për ballë përpara meçit për titullin e peshave të rënda të së shtunës.
Fituesi do të kurorëzohet si kampioni i parë i padiskutueshëm i divizionit në epokën e katër rripave
Të dy kampionët shkëmbyen shumë pak fjalë në një konferencë shtypi para meçit në Riad të Arabisë Saudite
Fury si zakonisht ‘showman’, veprimet e të cilit në ngjarje të tilla kanë krijuar shumë tituj ndër vite. Ai mbajti një fjalim të shkurtër.
“Unë jam gati. Nuk kam asgjë për të thënë. Jam gati për një luftë të mirë. Nëse është e vështirë apo e lehtë, sido që të jetë, unë do të jem gati”, ka thënë 35-vjeçari britanik.
https://twitter.com/BoxingNewsPlus/status/1791206991051841585?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1791206991051841585%7Ctwgr%5E2be1eadbb8be294f9c178d00a71e25568893d8f3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffury-refuzon-ta-shikoje-usykun-ne-sy-deklaratat-e-tyre-pas-takimit%2F
Ai falënderoi Usykun që ra dakord për luftën. Kur u pyet nëse kishte një mesazh për ukrainasin, Fury shtoi: “Zoti e bekoftë. Unë do të bëj një lutje për të para luftës që ne të dy të dalim të sigurt nga ringu”.
Usyk gjithashtu nuk donte të përfshihej në ndonjë bisedë para meçit. “Le të bëjmë histori”, ka thënë ukrainasi
https://twitter.com/ESPNKnockOut/status/1791202964239265885?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1791202964239265885%7Ctwgr%5E2be1eadbb8be294f9c178d00a71e25568893d8f3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffury-refuzon-ta-shikoje-usykun-ne-sy-deklaratat-e-tyre-pas-takimit%2F
Kur të dy dolën në pjesën e përparme të skenës për një përballje të detyrueshme, Usyk qëndroi anash, por Fury në vend të kësaj vendosi të rrinte drejt turmës, duke mos e shikuar në sy ukrainasin.