Gërvalla thotë se çështja e Draftit për Asociacionin është vetëm në fazën e “zotimit”

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, në një konferencë për media ka folur për letrën e saj në të cilën si ministre e Jashtme zotohet në emër të Qeverisë së Kosovës se Kosova do të dorëzojë në fund të majit në Kushtetuese një Draft të Asociacionit të bazuar në Draftin e fondacionit FES,

Ndonëse në letrën e saj thekson se Qeveria e Kosovës është duke punuar në hartimin e Draftit, në konferencë për media ka thënë se kjo çështje është vetëm në fazën e zotimit

 “E kam shumë të rëndësishme ta theksoj edhe një herë. Ky do të ishte një Draft i cili do të përgatitej nga Qeveria, detajet do të mund ti ndanim me ju në atë moment që do të ishin relevante. Në këtë moment jemi ende në fazën e zotimit tonë për t’u angazhuar seriozisht në një proces e tillë, në këtë fazë jemi. Se çfarë mendon Vucici për një propozim të tillë, është gjëja e fundit që e kam menduar”, ka thënë kryediplomatja kosovare,

Gërvalla tutje ka thënë se po e presin vlerësimin nga partnerët ndërkombëtare për një zotim të tillë, dhe pastaj varësisht nga reagimi, do të shihet nëse Qeveria e Kosovës do të jetë në gjendje që ta finalzojë një draft të tillë dhe më pas ta parqesë. Ajo ka specifikuar se aktualisht s’ka procese të avancuara, por se procesi ndodhet vetëm tek zotimi.

“Por ne presim që partnerët tonë ndërkombëtare ta vlerësojnë këtë angazhim dhe këtë zotim, dhe varësisht nga reagimi i palës tjetër, ne do të shohim se a do të jemi në gjendje që në fund të fundit ta draftojmë një Draft të tillë, edhe më pas ta paraqesim. Deri tani s’jemi në procese të avancuara, jemi tek zotimi me shpresën, duke lobuar normalisht, që zotimi të shihet si i sinqertë dhe të pranohet dhe të hapet dera për më në fund një zgjidhje, që s’bie ndesh me ligjet tona por ofron shance edhe për qytetarët e komunitetit serb”, ka shtuar tutje Gërvalla

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy