Greqi: Akuzohet se vrau ish-bashkëshorten dhe e la në rrugë, identifikohet 50-vjeçari nga Vlora

by Merita

Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar të krimit, për vrasjen e 40-vjeçares shqiptare në Greqi.

Mësohet se Eduart Danaj, 50 vjeç, nga Vlora, i cili është burri i viktimës, ndërsa është shpallur në kërkim.

banner

Sipas informacioneve, 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Ankesa e parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta shumë më vonë, të Shtunën e Madhe në AT Peristeri. Në të njëjtën kohë, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë. Trupi i 40-vjeçares u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous. Ajo është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë./bw

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy