LDK: Sikur të na dëgjonin, sot do të kishim Këshillin e Evropës dhe jo autonominë

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, draftstatuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Përmes një postimi në Facebook, që ka të bashkëngjitur edhe një video të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një intervistë më 8 qershor të vitit të kaluar, LDK ka thënë se vendimet e vonuara të Qeverisë janë gjithnjë të dëmshme.

“Autorësia mbi asociacionin pasi autonomia është vënë kusht, është vonesë e kushtueshme! Sikur të veprohej sipas pikëpamjeve politike të LDK-së, sot Kosova do të kishte edhe Këshillin e Evropës edhe do të shmangte autonominë. Populizmi kushton”, thuhet në postim.

Në videon e bashkëngjitur në këtë postim, Abdixhiku thotë se “Ne kemi kërkuar që institucionet e Kosovës të marrin autorësinë për themelimin e Asociacionit, të jenë autorë të këtij asociacioni. Pra, të nisin të shkruajnë draft-statutin e Asociacionit. Ky ka qenë qëndrimi i LDK-së dhe prapë po e kristalizoj. Asnjë propozim që nuk del me autorësi të institucioneve të Republikës së Kosovës, nuk ka vlerë për Kosovën”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy