Letra e Kurtit që ia shkroi Scholzit, Macronit e Melonit s’u bë publike, Knaus: U dërgua para letrës së Gërvallës

by Nexhat

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka thënë se Kurti i ka shkruar Parisit, Romës dhe Berlinit para se Ministrja Gërvalla t’ia dërgojë letrën Këshillit të Evropës me zotimin se do të nisin hartimin e një draft-statuti të Asociacionit.

“Kjo letër është dërguar para letrës së sotme nga qeveria e Kosovës, duke ofruar rrugën më të mirë drejt zgjidhjes së çështjes së Asociacionit njëherë e përgjithmonë këtë maj. Është e qartë se çdo Asociacion duhet të plotësojë kriteret e KiE. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson ato dhe mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.”

banner

Ai ka shtuar se në Beograd ekziston ideja që Serbia duhet të miratojë çdo lloj asociacioni që më pas do t’i jepte Serbisë një veto për përparimin e Kosovës. Sipas tij, kjo është ajo që liderët serbë thonë që duan – që Kosova “nuk duhet të anëtarësohet kurrë” në KiE.

“Ideja në Beograd që Serbia duhet të miratojë çdo Asociacion do t’i jepte Serbisë një veto për përparimin e Kosovës dhe thjesht do të siguronte që asgjë nuk do të ndodhë kurrë. Gjë që natyrisht është ajo që liderët serbë thonë se duan: Kosova “nuk duhet të anëtarësohet kurrë” në Këshillin e Evropës.”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ia ka dërguar një letër Këshillit të Evropës me zotimin se do të nisin hartimin e një draft-statuti të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Qeveria ende nuk e ka bërë publike letrën që ia ka dërguar Scholzit, Macronit e Melonit, përgjigja e të cilëve u publikua sot nga Albanian Post.

https://twitter.com/rumeliobserver/status/1791144535185039504?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1791144535185039504%7Ctwgr%5E5e3b47f2f827ac0402fd45570a508a7f7697fcf5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fletra-e-kurtit-qe-ia-shkroi-scholzit-macronit-e-melonit-su-be-publike-knaus-u-dergua-para-letres-se-gervalles%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy