Lopez dhe Affleck ia mësyjnë psikologut për të shpëtuar martesën

by Merita

Me sa duket Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po bëjnë psikoterapi për çiftet për të shpëtuar martesën e tyre.

Çifti duket se po shkon në një drejtim që mund të përfundojë në divorc. Që nga ribashkimi pas gati dy dekadash ndarje, ata vendosën të martoheshin shpejt, por problemet e tyre u dalluan vetëm duke parë fytyrën e Ben Affleck në fotot që qarkullonin çdo ditë.

banner

Raportohet se divorci është i mundur, por është një informacion i pakonfirmuar nga një burim zyrtar.

Së fundmi Jennifer Lopez është kapur në shumë vende e vetme, pa Ben Affleck në krah. Ylli latin festoi Ditën e Nënës me miqtë ndërsa Affleck ishte në Comedy Roast për Tom Brady, si një mysafir surprizë.

In Touch Weekly pretendon se ka folur me një burim të brendshëm të çiftit i cili zbulon se të dy po përpiqen t’i rregullojnë gjërat duke bërë terapi për çifte. Sipas të njëjtave informacione, çifti tani zihet për gjënë më të vogël.

Sipas burimit, Affleck është ai që po përpiqet ta bëjë të funksionojë sepse nuk dëshiron që një martesë e dytë të dështojë dhe thekson se nëse gjërat vazhdojnë si tani, ka shumë mundësi që divorci të shpallet së shpejti. In Touch raporton gjithashtu se aktori tashmë është larguar nga shtëpia që blenë së bashku vitin e kaluar.

Kjo nuk është hera e parë që shtypi i huaj i referohet zhvillimit të keq të jetës bashkëshortore të çiftit.

Një artikull i mëparshëm i Marca shkruante se këngëtarja latine i ka vendosur kushte specifike aktorit për të vazhduar martesën e tyre. Spekulimet për divorcin kishin nisur vetëm një muaj pasi u martuan. Këngëtarja ka dashur ta kënaqë bashkëshortin e saj në çdo mënyrë, pavarësisht se çfarë e shqetësonte në shtëpi. Por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç kishte planifikuar Lopez.

Jennifer Lopez, në përpjekjen e saj për të mos i dhënë fund martesës, “bëri gjithçka, por nuk e duroi dot” . Pirja e duhanit dhe rrëmuja e Affleck-ut duket se ka qenë pika e fundit. Burime të gazetës spanjolle theksuan se Affleck pi cigare njëra pas tjetrës, ndërsa këngëtarja latine e urren duhanin.

Një person i afërt me Affleck tha në nëntor 2022 se JLo e kontrollon Affleck shumë fort dhe në thelb është bërë “si një kukull për të”. Familjarët dhe miqtë nga ambienti i aktorit të njohur, kishin treguar më pas për revistën Heat World se janë të shqetësuar për mirëqenien e tij, pasi mendojnë se pas martesës, Affleck nuk është mirë.

Më konkretisht, një person i afërt me aktorin tha: “Të gjithë, përfshirë edhe Benin, e dinin se çfarë përfshinte martesa e Jennifer-it, por është e vështirë të besohet se ai është 100% i lumtur kur duket kaq i pakëndshëm dhe i humbur. Ai u bë kukulla e JLo-së, si gjithë të tjerët para tij”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy