​Musliu Shoshi: Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruajeni për konsum të brendshëm

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar ndaj letrës që ekzekutivi e ka adresuar te presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

“Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm NUK iu ecë me shtetet e KiE-së! E para, dhe më e rendësishmja adresimi i letrës është GABIM, sepse APKiE e ka dhënë qendrimin! E dyta, të anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dhe JO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo demton përceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rendësishëm i konsolidimit të shtetit”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

banner

Musliu Shoshi u propozoi që mos të marrin hapa që t’i thuhet KiE-së se u treguan të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim.

Aleatët Sipas saj janë basnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy