Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut në Palestinë thotë se më shumë se 600 mijë palestinezë janë zhvendosur me forcë nga Rafah dhe 100 mijë të tjerë nga veriu i Gazës në 10 ditët e fundit.
“Kjo i ka vendosur fëmijët, personat e moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara ose sëmundje kronike në rrezik serioz”, thuhet në njoftimin et yre.
Zyra e OKB-së tha se forcat izraelite duhet të lehtësojnë hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.
“Forcat izraelite duhet të ndalojnë së vënë në rrezik personat e zhvendosur brenda vendit dhe në vend të kësaj të sigurojnë nevojat e tyre themelore. Gjithashtu duhet të lehtësojnë hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare”, thuhet tutje në njoftim