Trepça rikthen epërsinë, një fitore larg titullit

by Nexhat

Trepça ka shënuar fitore ndaj Golde Eagle Yllit me rezultat 85:78 në ndeshjen e tretë të serisë finale të Superligës së Kosovës, ku ‘minatorët’ tani vetëm një fitore i ndan nga titulli i kampionit. 

Pjesa e parë u mbyll me epërsi të Trepçës 37:31, ndërsa suharekasit u rikthyen në çerekun e tretë

Megjithatë, mitrovicasit arritën të krijonin një epërsi të konsiderueshme, duke e ruajtur deri në përfundim të takimit, fal disa pikëve radhazi të Erion Kastratit.

Kevin Capers me 19 pikë ishte më i miri te Trepça, ndërsa u ndihmua edhe Erion Kastrati me 16 pikë dhe Darnell Edge me 15 pikë.

Te Ylli më i miri ishte Alonzo Verge Jr me 28 pikë.

Ndeshja e katërt finale zhvillohet të dielën në Suharekë, e cila mund të jetë edhe vendimtare sa i përket titullit. Kjo pasi Trepçës in duhet vetëm një fitore që të kurorëzohet si kampion i Kosovës

E nëse Ylli fiton të dielën, finalja e pestë dhe e fundit zhvillohet më pas në Mitrovicë për ta përcaktuar kampionin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy