Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE

by Nexhat

Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një mundësi të mirë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe atë për fajin e saj. 

Ish-politikani i njohur kosovar në një intervistë për magazinën “Lajmet e Fundit” në RTK, ka thënë se “pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999 dhe shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, anëtarësimi në KiE do të ishte hapi më i madh deri më tash në forcimin dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës”.

banner

Ai tha se kur kaloi raporti i Dora Bakoyannis në Asamblenë Paralamentare u mendua se  çështja e anëtarësimit u krye, por tani gjithçka del të shkojë huq. Sipas Vllasit, Vuçiqi që dy muaj ka punuar në të gjitha drejtimet për mos pranimin e Kosovës në KiE, ndonëse edhe vet ai kishte shpresa të vogla se do ta pengonte një gjë të tillë. Por, sipas tij, që Kosova me sjelljet e veta ta rrezikojë pranimin në KiE, kjo është e pakuptueshme dhe se sipas tij Vuçiqi s’ka qysh pret lajm më të mirë.

“Gjermanët, francezët, italianë thanë vetëm bëheni edhe një hap drejt formimit të atij Asociacioni, që vet ia kemi vënë vetës si gur mulliri përreth qafës, dërgojeni në Gjykatën Kushtetuese, jo të Serbisë, por të Kosovës dhe e keni të gatshëm pranimin në KiE. Por kur e pashë paraqitjen e sotme të ministres ishte jo vetëm skandaloze, por edhe përqeshje me të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Vllasi

Ai e ka vlerësuar skandaloze edhe moskoordinimin e ministres dhe qeverisë me presidenten Osmani.

“Kjo ishte po ashtu skandaloze. Manipulim dhe abuzim në adresë të presidentes së shtetit. Presidentja bëri mirë që reagoi menjëherë, por kjo shtron pyetjen se ku jemi ne. Qeveria nuk ka besim në Gjykatën Kushtetuese për atë draft që ka ardhur përmes Lajçakut. Ai draft me të vërtet i ka disa të meta, por Kushtetuesja do t’i kishte gjetur. Ai proces kishte zgjatur disa muaj, dhe nesër do të votohej për pranimin tonë në KiE”, ka shtuar Vllasi./RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy