Massimiliano Allegri po shkon drejt largimit nga Juventusi dhe gjigantët e Serie A janë gati t’i ofrojnë Thiago Mottës një marrëveshje dyvjeçare me një opsion për vitin e tretë.
Drejtori i Juventusit, Giuntoli e ka identifikuar trajnerin e Bolognës, Motta, si trajnerin ideal për projektin e Bianconerëve dhe disa burime në Itali, raportojnë se gjigantët e Serie A janë gati t’i ofrojnë ish-lojtarit të Interit një kontratë dyvjeçare. Marrëveshja do të përfshijë një opsion për një sezon të mëtejshme
Il Corriere della Sera kishte raportuar të mërkurën se Motta do të nënshkruante një kontratë 3.5 milionë euro në Torino.
Motta ka siguruar një kualifikim në Ligën e Kampionëve me Bolognan këtë sezon dhe kontrata e tij në Stadio Dall’Ara skadon në muajin qershor
Motta shihet si një kandidat ideal, jo vetëm për stilin e tij të lojës, por edhe sepse ai është dëshmuar të jetë i shkëlqyer në zhvillimin e talenteve të rinj.
Juventusi është lidhur gjithashtu me Riccardo Calafiori dhe Joshua Zirkzee të Bolognës dhe emërimi i Mottas do ta bënte edhe më të fortë interesin e Zonjës së Vjetër.