“Zgjedhorja”/ Gjekmarkaj dhe Bardhi takojnë zyrtarin e Bundestagut: Të reflektohen rekomandimet e OSBE-ODIHR!

by Nexhat

Nënkryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht dhe Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj, dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit për Çështje Europiane në Bundestag, Anton Hofreiter

Lajmi është bërë i ditur nga Gjekmarkaj përmes një postimi në “Facebook”. Fokusi i bisedës u ndal te reforma zgjedhore si dhe zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it, të cilat sipas tij duhet të reflektojnë

banner

MESAZHI I GJEKMARKAJT
Sot sëbashku me Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të PD dhe Nënkryetar i kesaj partie, u pritem nga Kryetari i Komitetit per Çeshtje Europiane në Bundestag z. Anton Hofreiter, me të cilin bashkëndamë pikëpamjet tona mbi integrimin e Shqiperisë në BE, si dhe e falenderuam për mbeshtetjen e pakursyer që Gjermania i ka dhënë vëndit tonë në këtë proces e jo vetem gjatë 34 viteve pluralizem.

Theksuam rëndësinë e procesit të Berlinit dhe mbeshtetjen që Opozita i ka dhënë atij që në gjeneze. I shprehem shqetesimet tona per stanjacionin e Reformes Zgjedhore e cila me patjeter duhet të reflektojë rekomandimet e OSBE – ODIRH per zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi të pjesmarrësve në zgjedhje.

Gjithashtu sot patem mundësinë e një bashkëbisedimi të gjërë me deputetët e këtij komiteti te cilet bënë shumë pyetje per çeshtje të integrimit, drejtesisë, Ballkanit të Hapur dhe procesit të Berlinit, bashkimit të opozites, marrveshjes Rama-Meloni, emigracionit dhe shkaqeve të tij etj. U shpreha kolegëve gjermanë gjithë respektin dhe falenderimin per vemendjen e kohen që na kushtuan, duke ju shpjeguar se populli shqiptar, jo vetem nga sondazhet të cilat e nxjerrin si popullin me proevropian, por nga historia e cila e ka vënë disa here në balle të perpjekjeve për të luftuar për Europen dhe në emer të saj, të një populli që e di ç’do të thotë të humbasesh si realitet e ta ruash si identitet, të ndeshkohesh prej saj e për të, për arsye shpirterore e kulturore si të tillë, si europiane dje, sot dhe neser, e meritojmë të jemi në bashkësinë e saj politike. Unë kam qënë 16 vjeç kur na u ofrua ëndrra europiane tani jam 50 vjeç dhe ajo ngjan me një vijë horizonti që sa i afrohemi po aq largohet. Popujt e Ballkanit Perëndimor e duan Europën, ndonjëherë qeveritë e tyre jo, sepse kështu konsolidojnë të pashqetësuar autokracinë!

Edhe në këtë takim rrëfeva sagen e trishtë të arrestimit të Liderit të Opozites Sali Berisha pa akuze e pa hetim, duke e shndërruar atë në një subjekt nën ligjin, duke prekur ad personam nenin 73 të Kushtetutës për ndeshkim. Opozita dhe PD e bashkuar janë realitet por ende peng i vendimeve gjyqësore që nuk respektojnë sensibilitetin shoqeror i cili pret sa me shpejt nga ata një vendim.

“Vdekja” e Ballkanit të hapur është e vetmja “vaki” që është pritur me gëzim duke zvogluar ndikimin e tërthortë rus nëpërmjet Serbisë në Ballkan. U shpjeguam gjitha hallkat, ngecjet dhe vonesat e Reformes në Drejtesi. Po ashtu ritheksuam nevojen e rikthimit të misionit faktmbledhës të Bundestagut gjatë vitit elektoral në Shqiperi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy