Hungaria, Kosovës: Pajtimi me Serbinë çelë rrugën e anëtarësimit në KiE  

by Nexhat

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shteti i tij nuk e voton anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Szijjarto, që foli para nisjes së takimit të Komintetit të Ministrave të 46 vendeve anëtare të KiE-së, që zhvillon punimet në Strasburg të Francës, theksoi se për qëndrimin e Budapestit zyrtar ka njoftuar edhe autoritetet e Republikës së Kosovës.

banner

“Ne kemi një qëndrim shumë të qartë, se ne nuk e përkrahim anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, dhe këtu ne kemi një qëndrim parimor për të cilin I kemi njoftuar miqtë tanë në Kosovë, po ashtu. Ky pozicion parimor është kështu ; Ne do të donim të shihnim finalizimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe ne besojmë, po flas nga përvoja se sa herë Kosova ka aplikuar për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, kjo ka qenë një prapakthim në dialog”, theksoi kryediplomati hungarez.

Mbyllja me sukses e bisedimeve Kosovë-Serbi, sipas Szijjartos, është “çelësi për hyrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

“Së pari dialogu duhet të jetë i suksesshëm pastaj Kosova duhet të aplikoi më anëtarësim. Ky është pozicioni jonë i përgjithshëm. Ndoshta ky nuk është qëndrim I shumicës porn ë një mënyrë fer ne kemi ndarë qëndrimet tona edhe me kosovarët”, shtoi Szijjarto,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy