“Kur ishte shtatzënë i futi kokën në zbardhues”/ Detaje të reja nga vrasja e Enkelejda Danaj në Greqi, vëllai: Ishin të ndarë prej një viti. E kemi denoncuar disa herë, por…

by Nexhat

Shokues ka qenë rasti i 40-vjeccares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme. Vëllai i viktimës ka zbuluar torturat të cilat motra e tij përjetonte nga bashkëshorti.

Ai ka zbuluar se edhe në kohën që Enkelejda Danaj ishte shtatzënë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.

“Ai ishte i dhunshëm. E kërcënonte vazhdimisht me thikë. Madje kur ishte shtatzënë për herë të parë, i futi kokën në zbardhues. Në vijimësi ai kërcënonte fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte”, tha ai

Vëllai i Enkelejdës ka kërkuar vënien në vend të drejtësisë.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë, por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai

40-vjeçares do t’i jepet lamtumira e fundit në Atdhe, ku edhe do të përcillet për në banesën e fundit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy