Lushtaku për mosanëtarësimi në KiE: Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak

by Nexhat

Pas dështimit të Kosovës të anëtarësohet në Këshill të Evropës, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Lushtaku ka thënë se Kosova me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryediplomaten, Donika Gërvalla, ose siç i quan ai “recitues qesharak”, “kaq poshtë ka rënë Kosova”.

“Në fillim thanë se për anëtarësim në Këshill të Evropës ishte kusht t’i falen 24 hektarë Manastirit, gënjyen e dështuan. Tash paramendojeni, “vetmenaxhimi” është bërë kërkesë e pa kompromis e bashkësisë ndërkombëtare. Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak. Kaq për vizionin e strategjinë diplomatike të Binit, Donikës e sojit të tyre”, ka shkruar Lushtaku, në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy