“Më tradhtonte, nuk jam pishman që e vrava”, dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Greqi

by Merita

Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e 50 vjeçarit Eduard Danaj, i cili një ditë më parë vrau me thikë në mes të rrugës bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj.

Mësohet se në momentet e para pas arrestimit, Danaj nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për vrasjen e bashkëshortes, e cila sipas tij e tradhtonte, shkruan A2Cnn.

banner

“E vrava gruan time dhe nuk pendohem. Ajo po hante paratë e mia. Kishte lidhje jashtëmartesore me burra të ndryshëm për vite me radhë dhe nuk mund të duroja”, mësohet të ketë thënë autori.

Eduard Danaj u arrestua disa orë pas krimit, në gjendje të dehur, në ambientet e një pallati në ndërtim e sipër, ku ai punonte.

Sipas asaj që ka dalë në dritë, vrasësi 50-vjeçar pasi ka vrarë gruan e tij, ka shkuar në një hotel dhe ka paguar për të qëndruar natën dhe ka nisur të endet nëpër qytet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy