Murati: Jo çdo herë nëse plotëson kushtet, bëhesh anëtare e një organizate

by Nexhat

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, lidhur me situatën në vend, sidomos me mos futjen në agjendë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tha se kjo ka qenë një “kronikë e mospranimit të  paralajmëruar”.

Ai tha se javëve dhe muajve të fundit ishte e qartë se kishte një kushtëzim nga partnerët ndërkombëtarë, duke filluar me deklaratat e të deleguarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, për të vijuar me përfaqësuesit nga Franca e Gjermania.

banner

“Ky është realiteti politik në të cilin ne gjendemi e që, si shoqëri duhet ta kuptojmë, sepse jo çdo herë nëse plotëson kushtet bëhesh pjesë e organizatave ndërkombëtare. Bazuar në kritere, Kosova ka plotësuar të gjitha këto para shumë vendeve të tjera, që janë pjesë e KiE-së”,tha Murati në “InfoPlus”, në RTK.

Ai shtoi se qytetarët e Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi, duke mos pasur mundësi për të aplikuar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe mosprezenca e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Murati këtë situatë e konsideron në bazë të rrethanave të kontestit politik, duke vënë në analogji me situatën me vizat.

Ndërkaq, lidhur me Asociacionin, Murati vlerëson se kjo vazhdon të mbetet “Thembra e Akilit”, për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy