Shoqata e Naftëtarëve mbajti takim në të cilin shqyrtoi problemet në sektorin e derivateve në Kosovës.
Shqetësimet më të mëdha ishin tek naftëtarët e Gjilanit ku tash e 2 vite nuk kanë gjetur zgjidhje të problemeve kontrollimit të çmimeve.
Fadil Kryeziu nga Fama Petrol- Gjilan i ka bërë thirrje ministrisë së Tregtisë dhe kryeministrit që ti zgjidhin këto probleme të cilat qëndrojnë tash e dy vite dhe sipas tij, në qoftë se nuk zgjidhen do të shkojnë drejt falimentimit.
“Problemet që i ka Gjilani janë bërë një lloj mode edhe për një pjesë tjetër të Kosovës. Që dy vite kemi probleme, që dy vite i kam lut insititucionet mu marrë. Sot e ka 1.16 hib-i, Adagasi 1.17 na 1.21. Çmimi sot në treg për momentin është 1.18, unë s’di qysh po furnizohen. Ju kisha lut ma s’pari ministrisë së Tregtisë, thirrje kryeministrit apet që të ndëmarrë diqka, jo jo po i mbyllim të gjitha. Te komusmatori hapi parë është pse po na vjedh. Ti e ki 1.22 e ata 1.16. Na Gjilani do të bëhemi për vitra, me humbje që dy vite. Ju kisha lut për këtë kryetar, këtë inciativë thirrem me bo një grup, komision me shku me fol gojarisht, au bo boll ajo. Ka edhe mënyra tjera LVV na vike kufi le të mirret dikush le ta zgjidh këtë problem. Sot është 1.21 e 1.18 e kom marr vet çka me bo me ato tre cent as bukën e punëtorëve sun e nxjerrë”, ka thënë Kryeziu
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se do të bëjnë maksimumin për zgjidhjen e këtij problemi.
“Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin për këtë problem. Nuk është mirë, ne do e bëjmë maksimumin”, ka thënë Berjani.
Ndërsa Fadil Kryeziu nga “Fama Petrol” ka thënë se në qoftë se nuk zgjidhet ky problem duhet me u ndërmarrë diçka.
“Në qoftë se nuk bëhet diçka brenda javës duhet me ndërmarrë diçka. Ju kisha lut me i ndihmu Gjilanit për tri kompani, ama këtu e ka fillu Adagasi, fundin ja dha Hib Petrol. Përkrahna ja sot ja hiq”, ka thënë ai.
Edhe Musa Rexhepi nga “Albi Oil” shprehu pakënqësi të njëjta.
“Na i kemi dhënë presion komisionit konkurrues. Kanë qenë në vizitë tek ne, na kemi shpresu që do të jenë sot këtu. U dasht me thirr dikë të ministrisë se Tregtisë në Viti, Ferizaj, Prishtinë. Çmimet e Adagas-it Hib Petrol-it dhe EuroMit janë 20 cent ma shtrejt nuk e di a janë insepektorët me i këqyr këto sene. Na që dy vite e kemi këtë problem, kemi problem edhe me myshterinjë që vijnë në pumpë. Nuk shkojnë këto punë kështu. Ose edhe na duhet ta bëjmë si këta. Nuk vjen në pumpë kërkush vijnë 200 -300 në ditë. Kënd me mbulu me 300 euro brenda 10 ditëve. I kom largu dy punëtorë nuk kam mundësi me i mbajt. Ju kisha lut me na ndihmu ma shumë. Kisha propozu ministrisë së Tregtisë me marrë dikend me ardh në Gjilan. Atje te pikat ku e kanë jo nëpër mbledhje nëse mundeni me na ndihmu”, ka thënë ai.
Fehmi Rexhepi nga ” Burimi Petrol” ka thënë se të njëjtë e kemi naftën, e po shitet ma lirë me pakicë se me shumicë.
“Të njëjtë e kemi naftën, është tu shit ma lirë me pakicë se shumicë. Na jemi tu e ble ma shtrenjtë se me shumicë. S’di kush na ndihmon, unë i kom bo tri herë kërkesa Ministrisë, kërkush nuk ka kthy përgjigje. Më kanë thënë nuk kemi çka me bo nuk e di kush na ndihmon neve. Puna ka ra më shumë se 80%”, ka thënë ai.
Selajdin Beqa drejtor i Përgjithshëm i Autoritet Kosovar i Konkurrencës është kundërpërgjigjur naftarëve të Gjilanit ku ka thënë se jemi shumë të hapur për zgjidhjen e këtij problemi.
“Ne jemi prezent në treg vazhdimisht po e monitorojmë, vazhdojmë të shohim sjelljet e akterëve që janë në treg. Në rastin e Gjilanit, shumë shpejt do të dalim me disa veprime tona sa i përket rastit të Gjilanit ne erdhëm t’ju dëgjojmë. Plot akuza, ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë nga ana juaj meqenëse jemi aleat autoritet kemi vështirësi po e kemi një insitucion që e mbikëqyr, jemi shumë të hapur të kërkoni autoritet dhe të vini të na vizitoni për secilën çështje”, ka thënë Beqa