Stuhia e fuqishme përmbys trenin e mallrave në Itali, ndërpritet qarkullimi hekurudhor (Video)

by Merita

Një stuhi e fuqishme me reshje të dendura shiu ka përfshirë Italinë pasditen e djeshme. Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në disa zona, ndërsa dëme të konsiderueshme raportohet të kenë ndodhur në zonën e Borgo Mantovano.

Siç mund të shihet dhe në pamjet e mëposhtme një tren mallrash është përmbysur, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta. Si pasojë në këtë zonë thuhet se është ndërprerë qarkullimi hekurudhor.

banner

Kryetari i Bashkisë përmes një “>postimi në Facebook ka shprehur habinë dhe shqetësimin e tij për natyrën e jashtëzakonshme të ngjarjeve. Ai i cilëson përmbytjet e shtëpive dhe rrugëve nga stuhia si skena të pabesueshme.

“Në të gjitha vitet e mia si kryetar bashkie, nuk kisha parë kurrë trena të përmbysur për shkak të erës. Skena të pabesueshme kanë ndodhur edhe në shtëpitë e afërta të Via Roma Sud në Villa Poma, me çati të grisura dhe gjithçka të shkatërruar. Rrugë dhe bodrume të shumta u përmbytën, siç ishte RSA në Revere. Situata është vërtet e rëndë. Fatmirësisht askush nuk u lëndua”,- shkruan ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy