Tiranë: Zbulohen parcela me kanabis, kultivuesve u gjenden edhe armë e tritol

by Merita

Policia shqiptare ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve.

Si rezultat i operacionit “Plani” u arrestuan në flagrancë shtetasit V. J., 66 vjeç, T. T., 32 vjeç, banues në Zall-Bastar, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 41 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në një parcelë në pyllin e fshatit Pllan. Gjatë kontrollit në këtë parcelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëpë me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krehëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare dhe shuma parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./A2cnn

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy