Tuchel njofton se nuk ka marrëveshje me Bayern Munich, kthehet interesimi për trajnerin italian

by Nexhat

Sipas raportimeve, trajneri i Brighton , Roberto De Zerbi është rikthyer në garë për postin e Bayern Munich, pasi Thomas Tuchel konfirmoi se nuk ka marrëveshje të re me drejtuesit e klubit.  

Bayern Munich kishte në listë emra si De Zerbit, Xabi Alonso dhe Julian Nagelsmann, kur u njoftua se Tuchel do të largohej në shkurt

banner

Megjithatë, pasi humbën mundësinë për Nagelsmann dhe Alonso, që vazhduan me punët aktuale që kanë, u diskutua mundësia që Tuchel të nënshkruajë një marrëveshje të re, por duket se nuk është arritur.

“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp si trajner i FC Bayern Munich, ka pasur bisedime, por ne nuk arritëm një marrëveshje, kështu që vendimi nga shkurti ende qëndron”, ka thënë Tuchel në konferencën e fundit për shtyp

Italiani tashmë po konsiderohet për këtë rol edhe një herë dhe Bayern Munich i ka informuar përfaqësuesit e tij se ata do të ishin të gatshëm të paguanin klauzolën e tij të lirimit nëse klubi gjerman vendos.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy