“Faktikisht, unë isha taku më përpara me kryeministrin”, Edi Rama shpjegon pse nuk u ngrit për ta përshëndetur Albin Kurtin

by Merita

Disa pamje të publikuara të enjten nga Samiti i Kotorit, tregonin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama me një “shkëmbim të ftohtë” me njëri tjetrin. Në lidhje me këtë, kryeministri shqiptar flet në një intervistë ekskluzive për Nacionalen.

Njëra prej pyetjeve që iu bë Ramës në këtë intervistë, nga gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, kishte të bënte pikërisht me këto pamje.

banner

Sipas Ramës, fotografia është shkeputur nga kotenksti dhe se me Kurtin, kanë biseduar edhe më herët.

“Tash kjo është koha ku jetojmë dhe një fotografi e cila shkëputet nga konteksti dhe qarkullon nga katër anët merr pastaj kuptime dispropocionale që nuk janë të lidhura me realitetin. Faktikisht, unë isha taku më përpara me kryeministrin, nuk ishte ai takimi i parë, dhe aty ishte një situatë qe njerëzit lëviznin, vinin, hynin, nuk kishte atë kuptim që mori.”  tha kryeministri shqiptar.

Deri këtu ishim tek humori, pastaj kalojmë tek tragjedia e kohës. Sepse realisht, merret një gjysmë e vërtetë, që është edhe gënjeshtra më e madhe. Nxirret si e vërtetë, thithet nga opinion pas përsëritjeve, pastaj gazetarët paraqiten para teje dhe thonë ç’ke për të thënë ti për këtë. Ti duhet të përpiqesh të thuash, prit ore, se s’ka të bëjë me mua, këtë e keni krijuar ju, e keni stazhonu në opinion dhe duhet të japim llogari për diçka që nuk ka të bëjë fare me mua.” – u shpreh tutje ai në këtë intervistë.

Në fund, gazetari Buzhala kujtoi edhe një shkrim nga mediat e huaja:

“E pata lexu në Britani të Madhe, një gazetar e kishte një shkrim ku thoshte nëse mendoni që politikanët janë njerëz të poshtër, prisni derisa një gazetar bëhet politikan, tani e shihni çka janë njerëzit e poshtër”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy