Kosova jashtë KiE-së, deputeti Rexhaj e quan “konsensus i dhimbshëm” dhënien e tokave Manastirit të Deçanit

by Merita

Mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, deputeti nga radhët e pushtetit, Arbër Rexhaj, e quan mundësi të humbur. Ai tha se tashmë Kosova ka kaluar fazën e dytë dhe i mbetet faza e fundit e që sipas deputetit kjo fazë mund të vijë pas tetë jave.

“Unë jam optimist që ajo fazë kurdo që ndodh, mund të ndodh pas tetë jave, mund të ndodh kurdo që vie. Kosova do ta ketë pozicionin e vetë të fortë prap në dialog sepse ne për hir, ta themi anëtarësimit në Këshill, nuk mund t’i përsërisim gabimet e qeverive të kaluara sepse kështu ka filluar të bëhet koncensioni i parë, shkon te koncensioni i dytë dhe këto pastaj nuk dinë edhe të ndalen”, tha Rexhaj.

banner

Ai shtoi se pas marrjes së vendimit për dhënien e tokave të Manastirit të Deçanit, kërkesa e radhës për formimin e Asociacionit të komunave serbe e që kjo kërkesë kishte të bëjë me draftin e ish-emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ishte e pamundur sepse kishte shumë aspekte që Qeveria ia ka konsideruar jo të duhura për Kosovën.

“Po kjo është një mundësi e humbur, në fakt në këtë datë pra sot, mirëpo mos të harrojmë një gjë, kur ne kemi aplikuar në Këshill të Evropës kur kemi vendos aplikimin të gjithë na kanë thënë nuk do të pranohet aplikimi e keni bërë kokë në veti ajo fazë kaloi, erdhëm te faza e dytë, pra te Asambleja Parlamentare. Të gjithë thonin se do të jetë shumë problematike. Kalimi i kësaj faze, e kaluam edhe atë Komiteti i Ministrave është vendim politik që pastaj shkon tek ministritë e shteteve pjesëmarrëse të KiE-së, në këtë rast ne kemi pas vetëm një kërkesë, ajo ka qenë Manastiri i Deçanit pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, gjë që ne e kemi zbatuar në kuptimin e asaj që ka qenë kërkesë e vetme dhe pastaj u shtua edhe kërkesa tjetër që ne duhet të bëjmë një hap drejt themelimit të Asociacionit, pra respektivisht dërgimin  e saj në Gjykatën Kushtetuese dhe natyrisht me draftin e Lajçakut, kjo ishte e pamundur sepse megjithatë kishte probleme si arbitrazhi dhe tema tjera”, tha deputeti.

Ndërsa se a ka ndikuar në mbetjen jashtë të Kosovës nga KiE, kërkesa e refuzuar për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe, Rexhaj u shpreh se është arsyeja kryesore, mirëpo nuk është pranuar nga Kosova për faktin se drafti i Lajçakut parasheh një mos-funksionalizim të Kosovës.

“Kjo është evident qëllimi final ka qenë dërgimi i draftit të Lajçakut në Gjykatën Kushtetuese ne këtë nuk e kemi pranuar sepse dokumenti i tillë ka shumë probleme brenda të cilat mund t’i sjellin më pastaj shumë probleme në funksionalizim edhe Republikës së Kosovës dhe kjo ka qenë një nga arsyet bazike për atë kemi thënë se ne jemi të gatshëm për një draft të vete menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese mos ta ketë madje as emrin Asociacion dhe në këtë farë formë këtu ka mbet ta themi beteja e Kosovës në rrafshin e diplomacisë ndërkombëtare”, shtoi Rexhaj për EO.

Edhe pse Kosova mungon në agjendën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave, deputeti nga radhët e LVV-së tha se nuk janë pishman për dhënien e Manastirit të Deçanit, megjithatë sipas tij ka qenë një vendim i dhimbshëm dhe një kusht i padrejtë nga shtetet demokratike.

“Nuk jemi pishman e kemi kaluar një fazë mendoj që është brenda territorit të Kosovës është në Deçan dhe po ka qenë një konsensus i dhembshëm për ne të cilët kemi dalë dhe kemi protestu mirëpo siç ka thënë edhe kryeministrit Kurti ne i kemi thirr arsyes, meqenëse kemi pas një KE e kemi pranu dhe kemi vazhdu tutje mirëpo pastaj besoj që shtetet demokratike të cilat realisht e kanë përkrahë Kosovën e kanë vendos një kusht besoj të padrejtë në raport me ne”, tha Rexhaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy