Aktori, Amos Zaharia, në një intervistë të dhënë së fundmi përveçëse foli për karrierën, zbuloi edhe disa detaje nga jeta private.
Megjithëse u tregua diskret, Amos tha se partnerja e tij i përket fushës së biznesit.“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut ose biznesmene”, shprehet Amos.
E ndërsa pyetjes nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai u përgjigj se gjithçka ia lë kohës.
“Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”, shtoi aktori.