Barcelona fiton me tre gola ndaj Rayo Vallecanos, siguron vendin e dytë

by Nexhat

Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të La Ligas.

Ndeshja u zhbllokua që në start, kur Lamine Yamal asistoi te Robert Lewandowski i cili në minutën e tretë shënoi për 1-0

banner

Florian Lejeune dhe Sergio Camello kishin raste që të barazonin rezultatin, por nuk ia arritën

Në fillimin e pjesës së dytë, të dy skaudrat kishin nga një rast, kur Alvaro Garcia rrezikoi për Rayon, ndërsa Fermin Lopez tentoi për Barcelonën, por nuk ia dolën.

Pas minutës së 70-të, ishte radha e Pedit që arriti të shënojë dy herë për t’i dhënë fund dilemave për fituesin

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Barcelona merr fitoren e 25-të sezonale që ia siguron pozitën e dytë në renditje me 82 pikë, katër më shumë se Girona që është e treta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy