Pedagogia dhe ish-zëvendës ministrja, Nora Malaj tha se martesa e bërë mes dy grave në tarracën e institucionit të Bashkisë së Tiranës, lë shumë vend për diskutim, siç lë edhe deklarata e tyre kur informonin për këtë ceremoni që do të zhvillonin.
Duke e analizuar në detaje deklaratën e dhënë nga çifti i lezbikeve Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara, Malaj tha se ato thonë se po bëjnë një martesë fetare, por një gjë e tillë nuk mund të bëhet në bashki
Ajo shtoi se duke folur me logjikë të ftohtë nuk mund të mbështetet asnjë akt që shkon në shkelje të ligjit të vendit.
“Ndoshta jam ndër njerëzit shumë mbështetës për të pranuar atë që është i ndryshëm, por jam shumë i kujdesshëm për të pranuar atë që e kalon ligjin. Sepse çdo gjë që e kalon ligjin kthehen në të kundërtën tënde. Kur vjen puna te e drejta ligjore pyetja është se pse më dhunon të drejtën time në emër të drejtës tënde”
“Diskutimi nuk duhet bërë pasionant, unë nuk dua të jem subjektive, institucionet veprojnë në bazë të rregullave. Ato shprehen “kjo martesë fetare”, bashkia nuk është institucion fetar, cilat nga subjektet fetare e mbështet këtë gjë. Pastaj si mund të ngatërrosh një institucion publik dhe aty të bësh një aktivitet mbështetur jo më mbi ligjin por mbi të drejtën e Zotit, këto krijojnë një kakofoni shumë të madhe”, u shpreh Malaj.