Një shqiptar 30-vjeçar (J.G.) me shtetësi zvicerane, i lindur në Kosovë dhe një afgan 31-vjeçar u dënuan me burgim shtesë nga Gjykata e Qarkut në Dielsdorf (ZH). Kjo ka ndodhur për shkakun se ata kanë kërcënuar një koleg të burgosur në burgun Pöschwies dhe e kanë shantazhuar duke i kërkuar para, transmeton albinfo.ch. Një i bashkakuzuar i tretë, një zviceran 30-vjeçar, i cili thuhet se ka kontaktuar me telefon me gruan e shokut të tij të burgosur, është shpallur i pafajshëm.
Siç shpjegon gjyqtari i vetëm i këtij procesi, ngjarjet brenda burgut bazoheshin në deklaratat e besueshme të shokut të burgosur, i cili ka përshkruar në mënyrë emocionale zhvillimet në fjalë: në vjeshtën e vitit 2021, dy të dënuarit e përmendur, njëri pas tjetrit kishin kërcënuar viktimën e tyre dhe duke kërkuar para prej tij
Mirëpo, nuk ka qenë e mundur të dëshmohet se telefonatat dhe mesazhet në WhatsApp, të cilat i ka marrë në atë kohë bashkëshortja e shokut të burgosur janë bërë në emër të kosovarit dhe kanë të bëjnë me shantazhin, shkruan nzz.ch. Në këtë pikë ka pasur zbutje të pjesshme për kosovarin dhe afganin.
Ky i fundit, i cili ka vuajtur dënimin me 6 vjet burg në Pöschwies për tentativë vrasje me dashje, ishte akuzuar për edhe më shumë krime. Afgani tani është dënuar edhe me 12 muaj burg shtesë dhe një gjobë prej 800 frangash për zhvatje të shumta grabitqare në tentativë, sulme dhe akte të shumta dhune dhe kërcënime ndaj autoriteteve apo zyrtarëve.
Përveç kësaj, u vendos përsëri një dëbim i detyrueshëm nga vendi për 10 vjet. Atij i ishte shqiptuar dëbimi prej 10 vjetësh nga vendi kur qe dënuar për tentativë vrasjeje. Megjithatë, të dy masat nuk janë akumuluar. Mbetet dëbimi për 10 vjet.
Sulmi i afganit nga prapa ndaj shokut të tij të burgosur në burg u gjykua nga gjykata vetëm si sulm dhe jo si lëndim i thjeshtë trupor me një objekt të rrezikshëm. Objekti me të cilin është bërë sulmi nuk u gjet kurrë.
Megjithatë, në gjykatë është vërtetuar se afgani ka kërcënuar një roje burgu në qershor të vitit 2023. Në atë kohë, i akuzuari nuk kishte pranuar të kthehej në qeli, kishte mbajtur një palë gërshërë në qafë dhe kishte deklaruar: “Do të godas me thikë këdo që më afrohet!” Konfrontimi qe mbyllur me përdorimin e një Taseri.
Më pas ai kishte kërcënuar gardianin, duke i thënë: “Mos harroni datën 26 qershor 2023, përcjell albinfo.ch. Do ta paguani me gjak!” Ai u kishte thënë gjithashtu të burgosurve të tjerë se do t’i paguante 100,000 franga kujtdo që vriste rojën.
Gjykatësi i vetëm i Gjykatës së Qarkut në Dielsdorf deklaron se kjo ishte në të vërtetë një urdhër për vrasje. Gjykata i dha mbikëqyrësit një dëmshpërblim prej 2500 frangash.
Afgani shpjegon në sallën e gjyqit se do ta çojë vendimin deri në Strasburg. Njëri nga vëllezërit e J. G., i cili është ulur si spektator në sallën e gjyqit, ka ofenduar gjykatësin.
J. G., i cili nuk ka marrë pjesë as në gjykim dhe as në shpalljen e aktgjykimit, u dënua me 8 muaj burg (shtesë) për tentim shantazhimi. Tashmë 30-vjeçari ishte duke vuajtur dënimin me burg prej 16.5 vjetësh për vrasje me dashje dhe vrasje në tentativë.
Ai dhe afgani detyrohen t’i paguajnë shokut të përbashkët të burgosur 4000 franga dëmshpërblim dhe gruas së tij 1000 franga kompensim
I bashkakuzuari i tretë shpallet i pafajshëm për akuzën e përfshirjes në shantazh. Gruaja është thirrur nga një numër 076 që i ishte regjistruar atij. Megjithatë, nuk u vërtetua se ai ishte thirrësi./Albinfo.ch