AAK-ja s’pajtohet me PDK-në, të premten kërkojnë shkarkimin e Kurtit e jo shpërbërjen e Kuvendit

by Nexhat

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës, nuk është opsion për Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës (AAK).

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë se të premten do ta prezantojnë një mocion ku do kërkohet shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij për tre vite qeverisje ka dështuar në secilën fushë.

banner

“Të premten në ora 13, do të jetë ballafaqimi I vërtetë mes aleancës dhe opozitës me Kurtin… Është debat parlamentar që e kemi thirrë për tri vjet dështim, duhet ta zbardhim me argumente. E kemi propozu një mocion 8 faqesh ku tregojmë që kjo qeveri ka dështuar në trajtimin e çështjeve të brendshme, në veçanti me ato që lidhen me zhvillimin ekonomik, me investime publike, në infrastrukturën rrugore, në ngritjen e pensioneve, pagave, ka dështuar në ligjin për sigurime shë2ndetësore, s’kanë qenë në gjendje me pru që tri vjet e disa muaj”, tha ai.

Ka dështuar në rrafshin e jashtëm, kurrë s’i kemi pasur raportet më keq që nga viti 2008, kur dihet që Kosova është nën sanksione, është në nivelin më të ulët në marrëdhënien me ndërkombëtarët, kur dështoj në KiE, s’ka ardhur asnjë njohje.

E shohim të rëndësishme të dekodohet pazotësia, joprofesionalizmi dhe kryeneçësia e një qeverie, që do mbahet mend për urën në Sardan e asnjë tjetër.

Tahiri tha se nuk do ta përkrahin një mocion për shpërndaje të Kuvendit, për shkak se sipas tij me anë të tij tentohet që deputetëve t’u vihet faji për dështimet e Qeverisë.

“Shpërbërja e kuvendit në këtë fazë nënkupton një dalje, për qeverinë Kurti, njëfarë forme marrjen e fajit nga kuvendi për dështimet e qeverisë. Shpërbërja duhet të vjen atëherë kur arrijmë ta shkarkojmë ose  kur dorëhiqet, por jo në asnjë situatë që Kuvendi të merr përgjegjësi që s’i takon”, tha ai.

Tahiri u shpreh se mocioni për shpërndarjen e Kuvendit është tentim i Kurtit për t’u viktimizuar dhe për ta shpërndarë fajin te Kuvendi.

“Si u bë kaq I mirë me opozitën që t’ia votojë mocionin, pas tri vjet e tri muaj, ku nuk lë asnjë metodë për ta goditur, a vërtet don që opozita të fitojë diçka. Kurti e di që ka dështuar, dështimin don t’ia fakturojë kuvendit, duke u viktimizu, dhe opozitës duka ia drejtu gishtin për dështimin”, tha ai.

E vetmja zgjidhje sipas tij është shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy