50
Deputeti i Kuvendit që dikur ishte zëvendëskryeministër i Kurtit, Haki Abazi, ka bërë akuza në drejtim të pushtetit.
Ai ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se po bën fushatë elektorale me “kancerin”, pasi Kurti të hënën mori pjesë në përurimin e Klinikës së Onkologjisë.
“Me kancer fushatë elektorale- gërrdi. As nuk më habit mundësia që pas refuzimit për të pranuar Edi Ramën në vizitë dhe përçarjes totale mes shqiptarëve nuk do të ndodhë ndonjë greqizim i qeverisë së Kosovës!” – ka shkruar ai në Facebook.