Abdixhiku thotë se Kurti e ka tepruar duke i mashtruar aleatët: Ky i sheh ata si militantë

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të T7 ka thënë se beson që Qeveria ka hequr dorë nga integrimi euroatlantik.

“Ka hequr dorë totalisht, nuk e do më integrimin euroatlantik. Jemi shndërruar në një provincë rajonale”, tha Abdixhiku.

banner

Ai tha se Kurti i ka mashtruar aleatët dhe se i sheh ata si militantë.

“Institucionet e Kosovës kishin dërguar një letër, tre krerët institucionalë kishin dërguar një letër. Në relacionet diplomatike dërgimi i letrës do të ishte mjaftueshëm për të ecur përpara, pra pala tjetër do të merrte mjaftueshëm sepse thotë ‘kryeministri, presidentja, kryetari i kuvendit, janë duke folë institucionet e vendit, mjaftueshëm janë për garancë’. Pra aq shumë i kanë mashtru aleatët sic mashtrojnë gjithçka në Kosovë, këta i konsiderojnë aleatët si militantë. Ai kur flet me aleatë mendon që është duke folë me bazën militante, ‘e bëj, nuk e bëj’. Aq shumë i kanë mashtru saqë letra s’ka më vlerë”, tha Abdixhiku. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy