De Gea vazhdon të mbetet i lirë, ky është klubi i radhës që ai e refuzon

by Nexhat

David De Gea vazhdon të jetë ende pa klub edhe pas nëntë muajsh pasi i skadoi kontrata me Manchester United.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ai ka marrë oferta të ndryshme nga skuadra të ndryshme, edhe pse asnjëra nuk ka arritur ta bindë spanjollin.

banner

Propozimi më i fundit erdhi nga Nottingham Forest, megjithatë ai e ka refuzuar këtë ofertë, me arsyetimin se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij.

Një tjetër klub i Premieliga që shfaqi interesim në dhjetor ishte Newcastle, pas lëndimit afatgjatë të portierit anglez Nick Pope, megjithëse në fund nuk u materializua asnjë marrëveshje

Për momentin, opsionet e De Geas janë të pasigurta, madje përmendet edhe mundësia e daljes në pension të portierit.

Nëse ai vendos të mbetet aktiv, destinacioni i tij më i mundshëm mund të jetë Saudi Pro League, ku klubet e Arabisë Saudite me klube si Al Hilal e Al Nassr që e kanë kontaktuar portierin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy