Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, çifti i së njëjtës gjini, kurorëzuan në një ceremoni simbolike të veshura me fustane nusërie, dashurinë e tyre në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit
Kurorëzimi i tyre u bë nga dy pastorë britanikë, ndërsa në ceremoninë private ishin edhe vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro.
Megjithëse ligji shqiptar nuk lejon martesat të së njëjtës gjini, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara.
Alba, tha se ende nuk kanë një përgjigje nga gjendja Civile, por përgjigja është e pritshme, pasi do të jetë negative.
Burime për Report Tv nga gjendja Civile konfirmuan se nuk ka pasur asnjë lidhje martese mes dy vajzave të së njëjtës gjini.
Për sa i përket marrjes së tarracës për ceremoninë e martesës, Alba Ahmeti tha se aplikuam fillimisht me emër të Edlirës dhe u pranuam (dmth nuk kanë dhënë detaje se cfarë dasme do të jetë). Gjithsesi ata pretendojnë se gjithsecili taksa pagues ka të drejtë të përdore tarracën e bashkisë.
Andy Fitchet, pastori që ka marrë pjesë në ceremoninë e martesës jo ligjore të dy vajzave Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara ishte pjesë e konferencës së sotme për media. Gjatë pyetjes se ka pasur shumë akuza që ai nuk është pastor, ai i hodhi poshtë këto pretendime. Ai tha që është pastor.