Sulm i tmerrshëm në Francë: Të shtëna armësh në drejtim të tre lojtarëve të Marseilles

by Nexhat

Tre futbollistë të Marseilles janë viktima të një tentative për vjedhje veture në orët e mëngjesit pas kthimit nga fitorja 2-1 si mysafir i Le Havre në xhiron e fundit të Ligue 1, shkruan La Provence.

Jean Onana, Faris Moumbagna dhe Bamo Meite ishin në karvanin e automjeteve që u nisën nga qendra stërvitore e klubit

Më pas ata u vunë në shënjestër të kriminelëve që me sa duket synonin të vidhnin makinat e tyre.

Trois joueurs de l’OM braqués en voiture cette nuit, plusieurs coups de feu tirés 👉 https://l.laprovence.com/VQ9m

Lojtarët e gjigantit francez u qëlluan teksa po iknin nga sulmuesit dhe për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk u lëndua nga sulmi. Një tjetër detaj tregon se sa me fat kanë qenë

Gjegjësisht, në derën e shoferit të njërës veturë janë gjetur dy vrima plumbash, ndërsa veturat janë goditur në pjesën e pasme nga kriminelët.

Prokuroria e Marsejës ka urdhëruar një hetim dhe mësohet se janë ende në kërkim të autorëve që kanë mundur të largohen nga vendi i ngjarjes. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy