Anglia publikon listën preliminare për Euro 2024 – Southgate fton 34 futbollistë, lë jashtë shumë ‘senatorë’

by Nexhat

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka ftuar plotë 34 futbollistë në listën preliminare për Euro 2024.

Southgate nuk ka arritur të vendos ende për 26 futbollistët që do t’i ftojë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”

banner

Kështu, përzgjedhësi i ‘Tre Luanëve’ ka ftuar plotë 34 futbollistë në listën preliminare, ku nga ajo do të largohen tetë lojtarë.

Pjesë e listës janë yjet e mëdhenj si Harry Kane, Jude Bellingham, Bukayo Saka, Phil Foden dhe Kyle Walker, ndërsa mungojnë plotë senatorë.

Confirming the #ThreeLions’ pre-#EURO2024 training squad! 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿

Marcus Rashford, Ben Chilwell, Reece James, Jordan Henderson, Kalvin Phillips, Nick Pope, Raheem Sterling, Jadon Sancho dhe Levi Colwill janë lënë jashtë kësaj liste.

Emra të rinj që janë pjesë e kësaj liste janë Kobbie Maino, Jarell Quansah, Adam Wharton, James Trafford dhe Eberechi Eze

Lista zyrtare me 26 futbollistë të ftuar do të publikohet me 8 qershor. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy