Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar

by Nexhat

Wolverhampton Wanderers duhet të harrojnë përfundimin zhgënjyes të sezonit 2023/2024 në Ligën Premier dhe të mendojnë për përforcime të reja gjatë afatit kalimtar veror.

Në rast se trajneri Gary O’Neil arrin të marrë fonde nga shitja e disa lojtarëve duke bërë në të njëjtën kohë disa blerje të mençura, ata mund të sigurojnë të paktën një vend në gjashtë pozitat e para sezonin e ardhshëm

banner

Sipas gazetarit Alan Nixo, Wolves është një ndër klubet më të interesuara për shërbimet e yllit kosovar Aro Muric, para afatit kalimtar veror.

Muric do t’i kushtonte Wolvesit 10 milionë euro në rast se vendosin të bëjnë një ofertë konkrete për ish-portierin e Manchester Cityt.

Portieri kryesor i Wolves, Jose Sa, është lidhur me një kalim në Arabinë Saudite dhe në rast se portugezi 32-vjeçar kompleton transferimin në Lindjen e Mesme, atëherë Muric do të konsiderohej si zëvendësuesi i tij

Këtë sezon Muric ka bërë dhjetë paraqitje në Ligën Premier, pasi jo shumë kohë më parë i zuri vendin startues portierit anglez James Trafford.

Muric ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni dhe udhëheq tabelën në aspektin e përqindjes së pritjeve që ka bërë, duke pësuar pesë gola nga 26 goditje sa i ka marrë gjithsej, një sukses që nëse përkthehet në përqindje i bie që Muric ka pritur 83.9 për qind të goditjeve në drejtim të tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy