Deputetët e Vetëvendosjes janë kundër shpërbërjes së Parlamentit!

by engel

Debati për shpërbërjen e parlamentit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme po vazhdon. Edhe pse të gjitha partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të parakohshme, mënyra se si do të duhej të shkonte vendi në zgjedhje të parakohshme i bënë ato të dallohen njëra nga tjetra.

Partia më e madhe opozitare PDK e ka bërë të qartë qendrimin e vetë, ata e mbështesin shpërbërjen e parlamentit dhe në vazhdim dërgimin e vendit në zgjedhje. Dy partitë tjera opozitare, LDK dhe AAK kërkojnë që kryeministri të jap dorëheqje pastaj të shpërbëhet parlamenti dhe pastaj të shkoj vendi në zgjedhje.

banner

Opsioni i parë i PDK-së duket i pranueshëm edhe për Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin por siç po duket një gjë e till nuk është e pranueshme për një pjesë të deputeteve të kësaj partie.

Deputeti i VV-së Halil Thaçi ka folur për Frontonline dhe ka treguar verzionin e vetë. “Jemi në çdo moment gati për zgjedhje, por jo për shpërndarje të Kuvendit” ka thënë ai.

“Nuk mendoj që është koha të shpërbëhet Kuvendi. Ne si Qeveri e Kuvend jemi duke i shtyrë proceset përpara, nuk është koha për shpërbërje të Kuvendit. Jemi në çdo moment gati për zgjedhje, por jo për shpërbërje të Kuvendit. Zgjedhje duhet të shkojmë në afatin ligjor se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, deklaron Thaçi.

Lidhur me këtë temë është shprehur edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. “Si PDK për më shumë se një vit kemi qëndrim jemi për shpërndarjen e Kuvendit. Tani ne jemi në një fazë ku votat nuk janë të mjaftueshme vetëm nga ne si deputet të PDK-së, por duhet edhe një koordinim më i gjerë i partive opozitare dhe jo vetëm. Duhet koordinim i liderëve partiak dhe pastaj do të vendoset se si do të procedojmë”, u shpreh Musliu-Shoshi.

Nënkryetari për Organizim Partiak, Gazmend Muhaxheri nga radhët e LDK-së, thotë se s’është në radhë shpërbërja e Kuvendit. Ai ka një porosi për kryeministrin aktual:

“Ne jo, konsiderojmë që duhet të jap dorëheqje kryeministri. Ai është lodhë dhe është dorëzuar. Të jap dorëheqje. Kuvendi mundet të qëndrojë deri në fund të mandatit se 120 deputetë janë. Nuk arsyetohet humbja dhe dorëzimi me kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit”, tha Muhaxheri.

Ndërsa Gazmend Syla i AAK-së ka thënë se AAK-ja nuk do jetë prezentë në një seancë për shpërbërjen e Kuvendit, Kurti të dorëhiqet. Ai thotë se nëse thirret një seancë e tillë, AAK nuk do jetë prezente.

“Kryeministri Kurti të jap dorëheqje e pastaj mundet me u shpërbë Kuvendi. Nuk duam për shkak të shpërbërjes së Kuvendit me shku në zgjedhje. Kurti për krejt dëmet që i ka bo vendit po dëshiron me i kamuflu me shpërbërje të Kuvendit. Nëse dy partitë e kanë mundësinë me shpërbërë Kuvendin, neve nuk na mbetet tjetër përveç të bëhemi gati për zgjedhje, por nuk marrim pjesë në një seancë të tillë”, thotë Syla.

Javën e kaluar, kryeministri Kurti zhvilloi një takim me Memli Krasniqin, kryetarin e PDK-së, me të cilin bisedoi për zgjedhjet e reja. Pas takimit, Kurti tha zgjedhjet do të ishte mirë që të mbaheshin në pranverë, ose në vjeshtën e këtij viti. Dy partitë e tjera opozitare, LDK dhe AAK, nuk pranuan të takohen me Kurtin për këtë çështje.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy