Gërvalla takon senatorin demokrat, flasin për thellimin e bashkëpunimit politik, ushtarak e ekonomik

by Nexhat

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar senatorin demokrat Gary Peters, ku në fokus të takimit ishin çështjet e sigurisë.

Gërvalla e Peters folën edhe për gjendjen e sigurisë në Ballkan, integrimin euroatlantik të Kosovës, me theks te anëtarësimi në NATO si dhe veprimet destabilizuese të Serbisë e Rusisë.

banner

“Thellimi i bashkëpunimit politik, ushtarak dhe ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin temat e tjera të diskutimit mes ministres Gërvalla dhe senatorit Peters, e cila e falënderoi senatorin amerikan për mbështetjen që SHBA-vë për Republikën e Kosovës, zhvillimin dhe integrimin e saj euroatlantik”, thuhet në njoftim,

Më tej, në  takim u fol edhe për pozicionimin e Kosovës krah Ukrainës, duke e vlerësuar atë si thelbësore për sigurinë dhe paqen afatgjate në Evropë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy