Hapet rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, në rajonin e Hasit

by Merita

Është hapur rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, në rajonin e Hasit. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kreu i eksekutivit shqiptar, ka publikuar fotografitë e rrugës së re, duke thënë se kjo është si rezultat i angazhimit të marrë nga mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

banner

Rruga lidh gjashtë fshatra të Hasit, Kukësit, Prizrenit dhe Dragashit.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy