Haradinaj thotë se Kurti nuk ka ditur të negociojë me ndërkombëtarët: Sot jemi nën trysni të kërcënimeve, me sanksione, me izolim

by Nexhat

Ish deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, në emisionin “Pressing” të T7 ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka ditur të negociojë me ndërkombëtarët.

“Ne e kemi marrë obligim kushtetues si shtet, si shoqëri formimin e asociacionit. Ne nuk po thojmë pse e bëri kryeministri aktual, ne po thojmë pse s’i kanë ofertu hapat në kohë, ke mujt me ofertu para 3 vjet, ke mujt me i pasë raportet e mira me amerikane dhe me shku me diskutu. Se nuk janë krejt këto cka i shohim në konferenca për shtyp ne, ka diskutime edhe interne, në tavolinë, ka diskutime që mujnë me shku në ndonjë përplasje agresive me aleatë në tavolinë, por kur ke dalë jashtë e ke arrit një kompromis dhe me atë kompromis vazhdon. Ne sot nuk e kemi këtë komoditet, këtë situatë, sot jemi nën trysni të kërcënimeve, me sanksione, me izolim, me 100 mijë probleme që ia kemi kriju vetes dhe prapë ata zotnitë na kanë qit rampën po thonë ‘pa e kry këtë s’ki me avancu’, dhe ki me mbet i izoluar në një ishull mes peshkaqenësh si shtet se është kriter që e ke pranu. Ne nuk jemi për me i thënë kryeministrit cu bëje më të keqen për Kosovën, nuk i kemi refuzuar asnjëherë diskutimet”, tha Haradinaj.

banner

Ai shtoi se Kurti nuk ka ditur ta menaxhojë situatën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy