Inteligjenca Artificiale, një rrezik, ish-drejtuesi i “OpenAI”: Siguria nuk është prioritet

by Merita

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili u dorëhoq nga posti i tij vetëm pak ditë më parë, shpjegon se arsyeja e tij ishte pasi siguria nuk ishte një nga prioritetet e punëdhënësve të tij.

Jan Leike, i cili drejtoi ekipin e quajtur “Superalignment” të ‘OpenAI-it’, së bashku me një bashkëthemelues të kompanisë, i cili gjithashtu dha dorëheqjen këtë javë, shkruante në një seri postimesh në platformën e medias sociale X, se ai ishte bërë pjesë e kompanisë, pasi mendonte se do të ishte vendi më i mirë për të bërë kërkime në fushën e inteligjencës artificiale.

banner

“Prej kohësh nuk kam rënë dakord me drejtuesit e OpenAI-it në lidhje me përparësitë kryesore të kompanisë, derisa më në fund mbërritëm tek një pikë ndarjeje”, shkruan Leike.

Ai tha se duhet të ketë më shumë përqendrim në përgatitjen për gjeneratën e ardhshme të modeleve të Inteligjencës Artificiale, përfshirë çështje si siguria dhe analizimi i ndikimit social që ka kjo teknologji.

Ai tha se prodhimi i makinave më të zgjuara se njeriu është një përpjekje në thelb e rrezikshme dhe se kompania ka një përgjegjësi të madhe në emër të të gjithë njerëzimit.

Në një përgjigje ndaj postimeve të Leike, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë ‘Open AI’, Sam Altman, shkroi se ai ishte tejet mirënjohës për kontributin e tij dhe se ishte i trishtuar që ai po largohej.

“Leike ka të drejtë, ne kemi ende shumë për të bërë dhe jemi të përkushtuar ta bëjmë një gjë të tillë”, u shpreh Altman.

Sipas Zërit të Amerikës, kompania konfirmoi të premten se kishte shpërbërë ekipin e Leike ‘Superalignment’, i cili u ngrit vitin e kaluar për t’u përqendruar tek rreziqet që paraqet Inteligjenca Artificiale.

Të hënën “OpenAI” bëri publike përditësimin më të fundit te modeli i tij i Inteligjencës Artificiale, që mund të imitojë variacionet e zërit, ulje-ngritjet e tij, në përgjigjet verbale, e që madje, mund të përpiqet të zbulojë edhe gjendjen emocionale të njerëzve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy