Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

by Nexhat

 Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos në Abu Dhabi.

Xhudistja jonë e nisi botërorin pa ndeshje në raundin e parë, ndërsa në dy luftërat pasuese shënoi fitore në kategorinë deri në 63 kilogramë

Në luftën e parë, xhudistja jonë ka dominuar kroaten Katarina Kristo, duke e mposhtur me ‘waza-ari’

Në luftën e dytë, Laura vazhdoi me fitore, ku kësaj radhe mposhti me ‘ippon’ rivalen ruse, Dalu Liliashvili, duke kaluar në çerekfinale.

Megjithatë, në çerekfinale, xhudistja jonë ishte e pafat duke humbur nga Andreja Leski e Sllovenisë.

Për medaljen e bronztë, Laura me anë të repesazhit ia doli të mposht Katharina Haecker, për t’i siguruar Kosovës medaljen e vetëm botërore këtë vit në sportet tona

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy